HaPiTe
HaPiTe
Krijimi i përmbajtjes përmes AI
Në kohën kur inteligjenca artificiale po transformon mënyrën se si mendojmë, krijojmë dhe komunikojmë, HaPiTe Space sjell eventin me temën “Krijimi i përmbajtjes përmes AI”.
Ky aktivitet do të fokusohet në mënyrat se si AI po ndikon në industrinë kreative dhe marketingun digjital, dhe se si profesionistët mund ta përdorin këtë teknologji për të qenë më efikasë, më kreativë në komunikim.
🎙️ Folësit:
Bardh Sokoli, Drejtor Kreativ në Reanimatori
Labinot Gashi, MSc Ing. Software Engineer & Digital Marketing Expert
Valon Canhasi, Shkolla AI - Moderator
Të ftuarit do të ndajnë përvojat e tyre mbi përdorimin e mjeteve të AI për krijimin e përmbajtjes vizuale, tekstuale dhe multimediale, sfidat etike që ajo sjell, si dhe mënyrat më të mira për të ruajtur kreativitetin njerëzor në një botë gjithnjë e më të automatizuar.
Ky event është një mundësi e shkëlqyer për profesionistë të fushës së marketingut, komunikimit, dizajnit dhe teknologjisë që duan të kuptojnë realisht se si AI po ndryshon industrinë e përmbajtjes.
Data: 29. 10. 2025
Ora: 17:30
Lokacioni: HaPiTe Space
*Vëmendje: Këto të dhëna do të përdoren për t’ju njoftuar për ngjarjet dhe të rejat nga HaPiTe.