Çka duhet pronarët e bizneseve me ditë për HR?
“Çka duhet të dinë pronarët e bizneseve për burimet njerëzore” ishte tema kryesore që u diskutua në eventin e HaPiTe, me ç’rast ekspertët, Shkumbin Ibraimi, Blerim Zogaj dhe Brezar Xërxa ndanë mendimet e tyre, këshilla dhe teknika që i duhen çdo biznesi.
E çka thanë për sfidat e sotme të burimet njerëzore?
Shkumbin Ibraimi: Burimet njerëzore - Shtylla kryesore e kompanisë
Shkumbini theksoi rëndësinë e ndërveprimit të burimeve njerëzore me çdo aspekt të biznesit. “HR është pjesë e pandashme e kompanisë. Ndahet në shume segmente. Jo vetëm që merret me punësimin dhe trajnimin, por edhe me gjendjen emocionale dhe psikologjike të punonjësve,” tha Shkumbini.
Tri pikat kyçe që çdo pronar duhet t’i mbajë mend, sipas Shkumbinit, janë:
Kompania duhet të ketë një person të dedikuar për çështjet personale të punonjësve dhe motivimin e tyre;
Duhet të bëhet planifikimi afatgjatë dhe krijimi i ekipeve për projekte të ndryshme;
Gjithmonë duhet të respektohet ligji dhe procedurat e punës.
Shkumbini gjithashtu shtoi rëndësinë e përpilimit të kontratave të drejta dhe të detajuara për punonjësit.
Rëndësia e krijimit të një ambienti të mirë të punës në ruajtjen dhe zhvillimin e talentit
Blerimi përmendi një problematikë mjaft aktuale në Kosovë: mungesa e punonjësve
dhe ikja e tyre nga Kosova. Sipas tij, shumë prej tyre janë larguar për shkak të
keqtrajtimit dhe mungesës së kontratave.
“Një prej këshillave që ne u japim klientëve tanë është t’i ruajnë punonjësit që i
kanë se është shumë e vështirë të zëvendësohen. Mos u mundo vetëm me i
shfrytëzu, po ndreqja kontratën, ndreqja kushtet e mira, investo në trajnime,” tha
ai.
Blerimi ndau disa këshilla për të ndihmuar bizneset të ndërtojnë një mjedis pune
më të mirë:
Pasja e një misioni dhe vizioni të qartë për të ardhmen;
Vetë-kritika dhe kërkimi i këshillave nga konsulentë të jashtëm me më shumë përvojë;
Respektimi i konfidencialitetit të punonjësve.
Telegrafi sjell inovacionin në burimet njerëzore
Brezari, nga Telegrafi, prezantoi një risi versionin e ri të Telegrafi Jobs. “Në bazë të eksperiencës që e kemi për më shumë se një dekadë në rekrutim të kandidatëve, kemi vendos me qu në tjetër nivel edhe e kemi krijuar Telegrafi Jobs,” tha Brezari.
Kjo platformë synon të bëhet një lidhje e fuqishme ndërmjet punëdhënësve dhe kandidatëve. Përveçse një platformë e zakonshme për punësim, Telegrafi Jobs po sjell inovacion me funksione si:
Smart Module që mundëson që çdo konkurs i shpallur nga një kompani me pakon Premium do të jetë prezent në ballinën e Telegrafi;
Profili i Biznesit ku kompanitë mund të tregojnë më shumë për veten;
Moduli VR, një ide gjithashtu revolucionare, e cila mundëson njohjen e hapësirës së punës në 360 grade;
Platforma do të ofrojë edhe një blog me këshilla të ndryshme për kandidatët.
Se çka diskutuan për ndikimin e inteligjencës artificiale në fuqinë punëtore, gabimet më të shpeshta gjatë procesit të rekrutimit e shumë të tjera, ndiqni videon e ngjarjes.