Sekretet e suksesit në biznesin me Airbnb

Qiraja afatgjate nuk është e vetmja mënyrë për me përfitu nga prona që ke. Digjitalja e ka prek edhe këtë sektor. Platforma Arbnb e ka transformu tregun e patundshmërisë, duke iu mundësu qiradhënësve të lëshojnë apartamentet e tyre për një periudhë shumë më të shkurtër kohore.

Kjo temë u diskutua në HaPiTe Space, në eventin “Biznesi me Airbnb”, në të cilin Dion Deva, Brunilda Gjura dhe Ilir Hasangjekaj shpalosën përvojën e tyre të të bërit biznes në këtë platformë.

Qiraja afatgjate apo me Airbnb - Cila është më fitimprurëse?

Qëllimi është të fitohet nga prona që keni, a po jo? Prandaj është e rëndësishmë të dini sesi mund të fitoni më shumë.

“Airbnb-ja është më fitimprurëse, nëse i kushton kohë ma tepër, ndërsa me qira angazhimin e ke ma të vogël, edhe fitimet e ki ma të vogla”, ka thënë Dion Deva.

Ama, sipas Ilir Hasangjekaj, varet nga numri i banesave që ke në dispozicion.

“Se cila ia vlen, atëherë varet prej objektivave që i ka secili njeri. Për mendimin tim, në qoftëse e ke vetëm një banesë edhe me e punu atë banesë me Airbnb në tregun e Prishtinës, nuk ia vlen, sepse kostoja oportune është goxha e madhe. Diferenca midis qirasë mujore për afatgjatë dhe prej qirasë me Airbnb me qira afatshkurtër nuk është aq e madhe dhe nuk e kisha rekomanduar askënd që me një pronë me u fut në tregun e qiradhënies ditore”, ka thënë ai.

Qysh me fitu klientë në Airbnb?

Nëse vendosët me vazhdu me opsionin Airbnb, rrugëtimi juaj nuk mbaron këtu. Keni edhe pak punë për me arritë deri tek klientët e parë.

Së pari, për me vendos pronën në këtë platformë, të ftuarit në HaPiTe Space thanë që nuk duhen shkatthtësi teknike, por sekreti qëndron si gjithmonë te mëlmesat, pra te ajo sesi e prezantoni pronën.

“Unë mendoj që është kryesore enterieri qysh organizohet edhe qysh bëhen fotot. Kështu që, e para mendoj që duhet me lexu pak se për çka ka nevojë ai që hyn në Airbnb me kërku. Se janë disa detaje që ndoshta në jetën e përditshme i kemi edhe nuk i vërejmë, po një klient i Airbnb-së i vëren”, tha Dioni.

Natyrisht që njëri prej kritereve që duhet me i përmbush një apartment për me u listu ma lart në Airbnb është lokacioni. Por, cilat lokacione kërkohen më shumë në Prishtinë?

“Lokacioni është shumë i rëndësishëm, banesat rreth qendrës gjithnjë janë me kërkesë shumë më të madhe dhe normalisht zona për shembull “Rruga B” ose te “Kafet e vogla” në Prishtinë ose te ambasadat në Dragodan, gjithnjë ka kërkesë”, ka thënë Brunilda.

Të gjitha këto për t’i bërë klientët të kenë një përvojë të mirë gjatë qëndrimit të tyre. E pikërisht eksperienca dhe vlerësimit që të akomoduarit përjetojnë, ndikon edhe radhitjen në Airbnb.

“E para janë fotografitë e pronës, në cilëndo për me rezervu dhe e dyta janë review, të interesojnë shumë review-të, sepse në shumicën e review-ve kemi pasë komente edhe rreth pastërtisë, edhe rreth lokacionit, edhe rreth procedurës së hyrje-daljes çkado tjetër. Kështu që, në Airbnb në rast se i dedikohesh edhe në rast se kemi arritë për me marrë review të mira, çdoherë kemi pasë të ftuar që madje kanë ardh disa herë”, ka thënë Iliri.

Por, ndodhë që ndonjëherë për fajin tënd mos me shku gjithçka sipas planit e të ftuarit mos me u nda të kënaqur. Si duhet me vepru në këto raste kur ka komente negative?

“Review-të negative, zakonisht duhet me pozitivitet me ju qasë edhe është mirë që në secilin review negative që e merr sikur host, me ju përgjigjë në atë mënyrë që kemi me ndërmarrë diçka ose jemi duke ndërmarrë diçka që me u eliminu review-të negative që ia ka afektuar negativisht qëndrimin në apartment.”, ka vazhduar Iliri.

Sekreti, sipas Brunildës, qëndron te parandalimi i riview-ve negative.

“Iu them që prej sot po e ndërmarrim një veprim për ta rregullu dhe se herën tjetër, nëse vini sërish, do merrni një zbritje prej 10%, ose 20% edhe e kam parë që review ka qenë pozitive. Kjo ka qenë ajo taktika ime për me i shmangë review-të negative. Jam mundu që t’i kem ballë për ballë edhe t’i bëjë një njëfarë parapritje atyre mendimeve negative dhe që me dalë sa më mirë. Jam mundu gjithnjë që me gjet zgjidhje”, ka treguar Brunilda.

E kjo sigurisht se është një rrugëtim, sepse imazhi nuk ndërtohet brenda natës.

“Review dhe vlerësimi i pikëve në Airbnb është gjithçka me thanë, është njëoj si votat për politikanë, review është për Airbnbi. Kjo nuk është diçka e shkurtë, është me thanë lojë e gjatë edhe ideja më e mira që ti me review-të të cilat janë me të vërtetë që kanë sens me i përmirësu edhe diku për shembull kur i bën ti 1000, 2000, 3000, 4000 review, atëherë edhe nëse një nuk është shumë objektive, nuk ka problem, s’ka me të prishë punë, sepse marzha e gabimit është e vogël”, ka thënë Dioni.

A ka probleme me pagesa?

Puna e mirë ndaj klientëve natyrisht që shpërblehet edhe me të mira financiare. Por, si qëndron Airbnb me pagesa? Edhe kjo është diskutuar në eventin e HaPiTe Space.

Përgjigjen e kësaj pytje po edhe sekrete të tjera i gjen në videon e plotë. Për ty qe je merakli i TikTok-ut, edhe aty i kemi disa video nga kjo ngjarje!

Ndiq videon!

Next
Next

Pse duhet me vrapu?